Siriani dhe palestinezi rrihen në Prishtinë

siriani-dhe-palestinezi-rrihen-ne-prishtine

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll të Prishtinës, ku një person shihet i shtrirë dhe një tjetër i lidhur në pemë. Reporteri.net ka siguruar pamje nga momenti i rrahjes, ku shihet edhe trupi në tokë dhe ai i lidhur. Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin, duke treguar se të dy të përfshirën ishin shtetas të huaj, palestinez dhe sirian. Aty u gjet edhe një thikë. “Gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thonë Policia e Kosovës.