Nitaj: Gjërat që na bashkojnë me LDK-në janë shumë më tepër se ato që na ndajnë

nitaj:-gjerat-qe-na-bashkojne-me-ldk-ne-jane-shume-me-teper-se-ato-qe-na-ndajne

Nitaj në “Debat Plus” ka thënë se koalicioni me LDK-në ishte një alternativë më e mirë se sa të mbetet në detyrë një qeveri e shkarkuar me 2/3 e votave.

Ai ka thënë se me LDK-në kanë shumë çështje që nuk pajtohen por sipas tij shumë më tepër çështje të përbashkëta i bashkojnë, përcjell Telegrafi.

“Gjërat që na bashkojnë me LDK-në janë shumë më shumë se ato që na ndajnë”.

Duke folur për emrat e të nominuarve për ministra të propozuar nga AAK, Nitaj thotë se këta persona përcjellin një frymë të re.

“Shumica prej tyre kanë pasur studime në universitete prestigjioze. Me zotin Kuçi kemi dashur ta ruajmë fijen e trashëgimisë. Besoj se ka qenë një zgjidhje e jashtëzakonshme e AAK-së”.

Nitaj thotë se AAK me këto nominime ka dashur të tregoj se ka diçka tjetër për të ofruar pos vlerave tradicionale.