Në vetizolim janë kryeministri Kurti dhe ministri Reka, bashkë me kabinetet e tyre

ne-vetizolim-jane-kryeministri-kurti-dhe-ministri-reka,-bashke-me-kabinetet-e-tyre

Përveç kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i cili është futur në vetizolim si pasojë e një kontakti me një zyrtar të Minitrisë së Integrimeve Evropiane, edhe stafi i ngushtë i Zyrës së Kryeministrit është futur në vetizolim, si shkak i këtij kontakti.

Kabineti i ngushtë i Ministrisë së integrimeve Evropiane së bashku me ministrin Blerim Reka gjithashtu janë futur në izolim.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se ata, bazuar në rekomandimet e Ministrisë dhe ISHPK’së, do të qëndrojnë në izolim derisa të dalin rezultatet e testit të zyrtarit të Ministrisë së Integrimeve Evropiane e të cilat pritet të dalin gjatë ditës.

Kryeziu tutje është shprehur se vetëm ky zyrtar do të testohet për momentin dhe më pas qeveria do të shohë si do të veprojë.

The post Në vetizolim janë kryeministri Kurti dhe ministri Reka, bashkë me kabinetet e tyre appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.