Herën e fundit ishte parë para dy jave: Zhduket një person i sëmurë nga Peja

heren-e-fundit-ishte-pare-para-dy-jave:-zhduket-nje-person-i-semure-nga-peja

Një person është shpallur i zhdukur qysh nga data 25 prill në Pejë

Siç njofton Policia e Kosovës, i zhdukuri vuan nga një sëmundje dhe nuk është parë për dy javë të tëra, e që hera e tij e fundit prej kur isht vërejtur ishte në Prishtinë.

Kështu deklaron për PK’në, bashkëshorti i tezes së viktimës, i cili ka raportuar edhe humbjen e tij.

“Pejë 25.04.2020 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima (djali i motrës

se bashkëshortes së tij) është humbur/zhdukur,  herën e fundit e ka vërejtur në Prishtinë,

dhe me tej nuk ka njohuri për vend ndodhjen e tij. Ankuesi deklaron se viktima vuan nga

një sëmundje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.