7 persona rrihen mes vete në Gjilan, mes tyre një i mitur dhe një femër

7-persona-rrihen-mes-vete-ne-gjilan,-mes-tyre-nje-i-mitur-dhe-nje-femer

Një rrahje në grup ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 14:00 në Gjilan është raportuar një rrahje në grup.

Sipas njoftimit, deri te rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje mes shtatë personave, në mesin e tyre një i mitur dhe një femër.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.