Shërbeu kafe në kohë pandemie, arrestohet një person në Ferizaj

sherbeu-kafe-ne-kohe-pandemie,-arrestohet-nje-person-ne-ferizaj

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti është kapur duke shërbyer kafe, duke shkelur kështu udhëzimet e qeverisë.

Siç njofton policia, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Është hasur i dyshuari mashkull kosovar i cili në kafenenë e tij kishte shërbyer me kafe disa persona. I dyshuari është intervistuar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”.