Home Ekonomia Bujqësia Reagime të shumta për hapjen e tregut në Rahovec.

Reagime të shumta për hapjen e tregut në Rahovec.

0
Reagime të shumta për hapjen e tregut në Rahovec.

Duke parë reagime të shumta për hapjen e tregut në Rahovec, DBPZHR, ka vendosur të ju informojë për ecurinë e procedurave ku kemi arritur deri më sot për t’iu mundësuar fermerêve tanë lehtësira për shitjen e prodhimeve të tyre.

Si fillim, vendimi për hapjen e tregut është marrë mbi këtë arsyeshmëri:

Në vazhdimësi fermerët kanë kërkuar nga komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë që t’iu bëjmë zgjidhje për shitje të produkteve të tyre me theks të veçantë prodhuesit e fidaneve.

Duke marrë për bazë gjendjen e krijuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, si dhe mungesës së tregjeve për ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore nga ana e Komunës së Rahovecit, është parë e arsyeshme që hapësira e tregut pranë Shtëpisë së Verës, prej 1 hektar e 10 ari, të hapet dhe funksionalizohet për t’iu mundësuar fermerëve tanë shitjen e prodhimeve bujqësore, kulturave perimtare dhe produkteve të bulmetit. Kjo hapsirë mundëson që të respektohen të gjitha rekomandimet për mbrojtje ndaj COVID-19.

Në bazë të gjithë kësaj kemi konsideruar se hapësira e mjaftueshme, distanaca prej 6 metra mes tezgave për shitje ndërmjet fermerëve, do të ishte e mjaftueshme për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe institucioneve tjera kompetente.

Sa për informatë, DBPZHR, së fundmi ka përgatitur edhe një plan operativ, plan ky i cili do të shërbente për mbarëvajtjen e tregut gjithmonë duke u bazuar në respektimin e masave si dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse si maska dhe doreza nga ana e fermerëve të cilët do shesin prodhimet e tyre, anasjelltas e njëjta vlen edhe për ata qytetarë të cilët do të furnizoheshin me këto prodhime.

Inspektorati Komunal bashkë me Stacionin Policor në Rahovec dhe Stafin e drejtorisë së bujqësisë, kanë qenë në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën dhe ecurinë e mirëfilltë të zhvillimit të tregut.

Nga fermerët jemi informuar se po të njëjtit fermerë prodhimet e tyre bujqësore janë lejuar ti shesin në Prishtinë, Prizren e qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës, andaj e kemi parë të arsyeshme që fermerët tanë prodhimet e tyre ti shesin në trevën e tyre pra në Rahovecin, vatrën e bujqësisë.

Duke u bazuar në atë që mundi dhe puna e fermerëve tanë të mos shkojë huq, pasi që investimi nga ana e fermerëve tanë kap shuma të konsiderueshme, dhe pamundësia që ti kompensojmë më pastaj këto dëme, zgjidhjen më të mirë e kemi menduar, hapjen e tregut, pasi që ne jemi të orientuar në mbështetje të faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm zhvillimor.

Ne, jemi çdo ditë në kontakt me fermerët tanë, jemi po ata që dje jemi përballur me një protestë, mu para oborrit të komunës së Rahovecit nga ana e fermerëve, andaj keni konsideratë dhe mundohuni që bashkë të gjejmë një zgjidhje për këta bujq që janë vlerë dhe identifikim i yni, analizat dhe konkluzione të pabaza nuk i shërbejnë askujt, e rëndësishme është të gjindet një zgjidhje e menjëhershme e cila bujqve tanë do t’iu mundësonte zhvillimin e tregut, dhe rimëkëmbjen e tyre në këto kohë të vështira për të gjithë ne.

Për fund, fermerëve tanë punë të mbarë, ne s’do të ndalemi deri sa të arrihet më e mira për të gjithë, sepse për ne bujqësia njëmend është prioritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!