Kuka propozon një model për rifillim të stërvitjeve për sportin e xhudos

kuka-propozon-nje-model-per-rifillim-te-stervitjeve-per-sportin-e-xhudos

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, e ka propozuar një model për rifillim të stërvitjeve për sportin e xhudos.

Ai e ka propozuar këtë model me shpresë që MKRS dhe KOK do punojnë më me ngulm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-në për fillimin e stërvitjeve nëpër klube më së largu më 18 Maj, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta gjeni modelin e propozuar nga Kuka:

Faza e parë 18 Maj – 01 Qershor

– Stërvitje në ajër të pastër
– Të respektohet distanca 2 m
– Stërvitje në grupe deri 10 persona + 1 trajner
– Grupi të jetë me njerëz të njëjtë çdo stërvitje
– Përshëndetjet me përkulje ( si në foto )
– Përmbajtja e stërvitjes (Fizike,fleksibilitet, koordinim duar e këmbë për xhudo )

Faza e dytë 01 Qershor deri në vendim tjetër

– Stërvitje në sallë
– Stërvitje në grupe deri 10 persona + 1 trajner
   (Mundësisht grupet e njejta nga faza e parë )
– Stërvitjet e xhudos me vetëm një partner
– Pa ndërrim të partnerit gjatë stërvitjes
– Partnerët ku ka mundësi të bëhen nga garues që jetojnë bashkë
  (Vëlla më vëlla,motër me motër etj )
– Rekomandohen stërvitje teknike
– Rekomandohen stërvitje për breza

klankosova.tv