Kërcënoi dy policë në Prizren, i dyshuari arrestohet

kercenoi-dy-police-ne-prizren,-i-dyshuari-arrestohet

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili ka kanosur dy zyrtarë policorë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ndërkaq në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur dy zyrtarë policorë.Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.