Foto/ Nga murtaja te Koronavirusi. Çdo 100 vite bota përballet me një epidemi

foto/-nga-murtaja-te-koronavirusi.-cdo-100-vite-bota-perballet-me-nje-epidemi

Historia na dëshmon se çdo 100 vite, bota është prekur nga një pandemi, murtaja në vitin 1720, epidemia e kolerës në vitin 1820, Gripi Spanjoll në vitin 1920 dhe pandemia e Koronavirus në 2020.

Murtaja 1720

Më 1720, ishte pandemia e fundit e murtajës në shkallë të gjerë, e quajtur ndryshe dhe murtaja e madhe e Marsejës. Dokumentimet, dëshmojnë se kjo pandemi vrau rreth 100,000  njerëz në Marsejë të Francës. Supozohet se bakteret e virusit u përhapën nga mizat.

Kolera 1820

Pandemia e kolerës gjeti terren në Azi, në vende si: Tajlandë, Indonezi dhe Filipine. Në atë periudhë më shumë se 100,000 viktima u regjistruan në Azi, për shkak të kësaj pandemie. Besohet se burimi i infeksionit u bë liqenet e kontaminuar me baktere, në të cilat pinin ujë njerëzit.

Gripi Spanjoll 1920

Gripi spanjoll ka ndodhur 100 vite më parë në fund të Luftës së Parë Botërore. Ky virus infektoi rreth 500 milionë njerëz dhe vrau më shumë se 100 milionë në të gjithë botën. Kjo pandemi është konsideruar si më vdekjeprurësja në historinë e njerëzimit.

Koronavirus 2020:

Sot bota është kapluar nga pandemia e koronavirusit e quajtur ndryshe si COVID-19. Siç e dimë si pasojë e saj, miliarda njerëz janë izoluar në shtëpi, për të minimizuar përhapjen e virusit. Ndërkaq, sipas raportimeve të fundit, deri më tani në të gjithë botën, si pasojë e virusit vdekjeprurës, kanë humbur jetën 281442 persona, ndërsa mbi 4130000 të tjerë janë infektuar.

The post Foto/ Nga murtaja te Koronavirusi. Çdo 100 vite bota përballet me një epidemi appeared first on Rahovecnews.net.