Dita e Nënës, Hoti: Nënat janë mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj

dita-e-nenes,-hoti:-nenat-jane-mbrojteset-e-jetes-dhe-zhvillimit-te-saj

Mandatari i presidentit Hashim Thaçit për formimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me rastin e Ditës së Nënës, ka shprehur mirënjohjen për rolin e nënave, duke thënë se ato janë mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj.

“Me rastin e Ditës së Nënës, e cila festohet në shumë vende të botës, filluar nga ShBA-të, dua të kujtoj e të shpreh mirënjohjen për rolin e nënave. Në të gjitha kohërat dhe karshi të gjitha sfidave, ato janë krijueset e botës dhe të së mirës, kurueset e dhimbjeve dhe shpirtit, prijetaret e dashurisë dhe lumturisë, mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, Dita e Nënës shënohet më 14 maj për nder të nënës, ndikimit të saj në shoqëri, dhe lidhjet e fëmijëve me nënën dhe vlerën e saj. /Rahovecnews.net/