Dikujt po i pëlqen Karantina, thotë se nuk i mungon aspak ajo kohë që ishte

dikujt-po-i-pelqen-karantina,-thote-se-nuk-i-mungon-aspak-ajo-kohe-qe-ishte

Përgjatë Europës, të shumtë janë ata që do të festojnë lehtësimin e masave kufizuese për shkak të koronavirus.

Megjithatë ka dhe të tjerë që kanë gjetur rehatinë në mesin e karantinës, e cila i ka lejuar të eksplorojnë pasione të reja, të punojnë në liri dhe të shpenzojnë më shumë kohë me familjarët e tyre.

Kostas Antoniou, një financier në Londër, thotë se nuk i mungon aspak trafiku prej 45-minutash për të arritur në punë çdo mëngjes.

Ai thotë se për shkak të masave kufizuese tani ka më shumë kohë për të shpenzuar me partneren e tij.

Për sa i përket të punuarit nga shtëpia, Antoniou thotë se ndihet më produktiv.

“Gjërat po shkojnë shumë mirë për kompaninë time duke punuar nga shtëpia. Kjo thjesht konfirmon faktin se nuk kemi nevojë për një zyrë, veçanërisht në mes të Londrës”, shtoi Antoniou.

“Në zyrë ka shumë zhurmë nga punonjësit e tjerë, nuk mund të përqendrohem”.

Shumë pak pas vendosjes së kufizimeve, shumë njerëz filluan të venin re tingujt e natyrës në qytete ku sundonte zhurma e trafikut.

Joao Ricardo, një muzikant në Porto të Portugalisë, thotë se mungesa e qarkullimit ka sjellë shumë të mira ku përmendi qetësinë dhe reduktimin e ndotjes.

“Do më mungojnë këto kohë që po shpenzoj me djalin tim, duke gatuar dhe duke parë filma së bashku”, thotë Raphaela Bogh e cila punon në një stacion treni në Bristol.

Ajo shtoi se i shijojnë xhirot me biçikletë në rrugët e boshatisura dhe leximi i librave që i kishte pasur në listë.

Në të njëjtën kohë, Boghi thotë se ndihet e privilegjuar që vazhdon të marrë të njëjtën pagë edhe pse punon me orare të reduktuara.

The post Dikujt po i pëlqen Karantina, thotë se nuk i mungon aspak ajo kohë që ishte appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.