Bajqinovci beson se LVV-ja do të fitojë në zgjedhje, duke bërë qeverinë pa koalicion me partitë e tjera

bajqinovci-beson-se-lvv-ja-do-te-fitoje-ne-zgjedhje,-duke-bere-qeverine-pa-koalicion-me-partite-e-tjera

Kjo sipas tij do të mundësonte bërjen e qeverisë pa koalicion me partitë e tjera.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se momentalisht Kosova ka dy parti politike, Lëvizjes Vetëvendosjen dhe partitë të udhëhequra nga Hashim Thaçi.

“Në Kosovë tashmë i kemi dy parti politike. Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e vjetra në Kosovë që udhëhiqen nga Hashim Thaçi. Ne besojmë se kjo është arsyeja se pse qytetaret do ta zvogëlojnë nevojën e koalicioneve pas zgjedhjeve sepse ata do ta zgjedhin vetëm një alternative dhe ajo është LVV”, ka shkruar Bajqinovci.

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Ndërkaq, të premten ishte afati i fundit kur palët kishin të mundësi të depononin në Gjykatën Kushtetuese komentet e tyre përkitazi me meritat e kërkesës së Vetëvendosjes për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të 30 prillit të presidentit. /Rahovecnews.net/