Rritet papunësia në Kanada në nivelin e dytë më të lartë në histori

rritet-papunesia-ne-kanada-ne-nivelin-e-dyte-me-te-larte-ne-histori

Së paku dy milionë kanadez kanë humbur vendet e punës gjatë muajit prill, duke shtuar këtu që edhe një milion të tjerë mbetën të papunë gjatë marsit.

Shkalla e papunësisë në Kanada ka arritur në 13 përqind, që është niveli i dytë më i lartë i regjistruar në këtë shtet, shkruan CNN.

Statistikat në Kanada të shkallës së papunësisë do të mund të ishin më të larta, afër 18 përqind, nëse në to do të përfshiheni edhe ata që në vazhdimësi kërkojnë punë. Afërisht një në tre kanadezë ka mbetur pa punë gjatë prillit, ose i janë reduktuar orët e punës transmeton Klan Kosova.

“Aktualisht kanadezët janë të prekur nga kjo pandemi. Secili e ka tregimin e tij, shumë veta po kalojnë siduatë të vështirë”, ka thënë Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

The post Rritet papunësia në Kanada në nivelin e dytë më të lartë në histori appeared first on Rahovecnews.net.