Rifillimi i sezonit në Serie A vihet në dyshim pas rasteve të lojtarëve me koronavirus

rifillimi-i-sezonit-ne-serie-a-vihet-ne-dyshim-pas-rasteve-te-lojtareve-me-koronavirus

Fati i rifillimit të sezonit në Serie A mbetet në dyshim, pasi shkencëtarët e shtetit u takuan me shefat e futbollit në një përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar edicionin e pezulluar shkaku i koronavirusit, pandemi që po kërcënon me një valë të re pas rasteve të fundit pozitive mes futbollistëve.

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) u pajtua me komitetin shkencor teknik të qeverisë për të diskutuar detaje të protokollit mjekësor për një rikthim të mundshëm të stërvitjeve në grupe gjatë këtij muaji.

Këto bisedime erdhën si rezultat i presionit të madh nga tifozët e privuar nga sportet, por edhe sponsorët që po insistojnë se Italia duhet ta ndjekë shembullin e Gjermanisë, shtet ky që ka lejuar rifillimin e Bundesligës prej javës së ardhshme, saktësisht 16 majit, shkruan AFP.

Ministri i sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, tha pas takimit se ka shpresa që ekipet e Serie A mund të rifillojnë me stërvitje grupore prej datës 18 maj.

“Ishte një takim shumë i rëndësishëm, shumë i thelluar, me kërkesa të mjekëve dhe shkencëtarëve në drejtim të federatës. Tani komiteti, në bazë të këtyre njohjeve, do të hartojë vlerësimin e vet, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Spadafora.

Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, dëshpërimisht po kërkon ta shpëtojë sezonin 2019/20 që është pezulluar më 9 mars shkaku i koronavirusit. Gravina insiston se garat duhet të rifillojnë për të shmangur “vdekjen e futbollit italian”.

The post Rifillimi i sezonit në Serie A vihet në dyshim pas rasteve të lojtarëve me koronavirus appeared first on RahovesNews.