Presidenti amerikan i bindur: Kovid 19 do të kalojë pa vaksinë

presidenti-amerikan-i-bindur:-kovid-19-do-te-kaloje-pa-vaksine

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se koronavirusi do të kalojë pa asnjë vaksinë.

Megjithatë, sipas tij, mund të ketë “disa shpërthime kah viti i ardhshëm”.

“Edhe viruset vdesin, sikurse gjithçka tjetër”, ka thënë ai gjatë një bisede me pjesëtarët republikanë të Kongresit. “Ky virus do të shkojë pa vaksinë, do të shkojë e nuk do ta shohim më, shpresojmë”.

Ndërkaq, eksperti kryesor për sëmundjet ngjitëse i Amerikës, Anthony Fauci, nuk mendon se Covid-19-shi do të kalojë aq lehtë. “Jam pothuajse i sigurt se do të rikthehet sepse virusi është aq i bartshëm dhe është i shpërndarë në gjithë botën”, ka thënë ai më herët gjatë javës.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me 1.2 milionë të infektuar e më shumë se 76 mijë të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë, Trumpi ka bërë bujë me disa deklarata. Një kohë kishte thënë se njerëzit mund të pinë dezinfektues për t’u shëruar, ndërsa ka përsëritur disa herë se virusi ka dalë nga një laborator në Kinë.

Në gjithë botën janë infektuar gati katër milionë njerëz. Më shumë se 272 mijë kanë vdekur.

The post Presidenti amerikan i bindur: Kovid 19 do të kalojë pa vaksinë appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.