Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për keqpërdorim të kartelave bankare

nje-muaj-paraburgim-ndaj-dy-te-dyshuarve-per-keqperdorim-te-kartelave-bankare

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajim dy të dyshuarve për keqpërdorim të kartelave bankare.

Sipas prokurorisë, dyshohet se personat në fjalë kanë përfituar nga ky keqpërdorim një shumë prej ku dyshohet se familjarët e të dyshuarve kanë pranuar gjithsej 14,176.68 eurosh.

“Të pandehurit S.H. dhe A.H.  dyshohen nga Prokuroria se nga banesa e tyre, me qëllim që vetit apo ndonjë personi tjetër të i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kishin bërë porosinë online nëpërmjet internetit (blerje online), duke keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare të personave të ndryshëm, duke blerë mallra në kompaninë GORENJE dhe kompani tjera, me ç’rast janë gjetur qindra të dhëna të kartelave bankare, llaptop, telefona, hardiska dhe fletë të transferove të ndryshme ku dyshohet se familjarët e të dyshuarve kanë pranuar gjithsej 14,176.68 euro”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Prishtinë, 09 maj 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për çështje penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H. dhe A.H. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit nga neni 301 par.3 lidhur me par.2 si dhe  lidhur me nenet 31 të KPRK-së dhe veprën penale Hyrje në sistemin kompjuterik nga neni 327 par.2 lidhur me nenet 31 të KPRK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve S.H. dhe A.H. iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit kundër të akuzuarve S.H. dhe A.H. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara nga neni të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2  dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse nëse dy të pandehurit gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale po ashtu ekziston rreziku që të pandehurit do t’i  fshehin, ndryshojnë apo edhe falsifikojnë provat e veprës penale si dhe të  pandehurit mund të ndikojnë  tek njëri tjetri si dhe në dëshmitarë.

Të pandehurit S.H. dhe A.H.  dyshohen nga Prokuroria se nga banesa e tyre, me qëllim që vetit apo ndonjë personi tjetër të i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kishin bërë porosinë online nëpërmjet internetit (blerje online), duke keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare të personave të ndryshëm, duke blerë mallra në kompaninë GORENJE dhe kompani tjera, me ç’rast janë gjetur qindra të dhëna të kartelave bankare, llaptop, telefona, hardiska dhe fletë të transferove të ndryshme ku dyshohet se familjarët e të dyshuarve kanë pranuar gjithsej 14,176.68 euro.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.