Mikrobiologu kosovarë Raka shpallet fitues i çmimit ‘Europiani i vitit’

mikrobiologu-kosovare-raka-shpallet-fitues-i-cmimit-‘europiani-i-vitit’

Mikrobiologu kosovarë Lul Raka, sot është shpallur me titullin ‘Europiani i Vitit’.

Lul Raka, mikrobiologu kosovarë, veprimtaria e të cilit kohë më parë zinte vend në Afrikë, ku përballej me luftën kundër Ebolës, sot është shpallur fitues i çmimit ‘Evropian i vitit’, për vitin 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e BE’së në Kosovë, përmes transmetimit live në Facebook.

Kujtojmë, që mikrobiologi Raka, është njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Gjatë gjithë këtyre muajve, ai ka njoftuar qytetarët rreth përhapjes së koronavirusit, dhe mbrojtjes nga infektimi.

The post Mikrobiologu kosovarë Raka shpallet fitues i çmimit ‘Europiani i vitit’ appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.