Gruaja 109 vjec: Sekreti i jetëgjatësisë, mos u martoni!

gruaja-109-vjec:-sekreti-i-jetegjatesise,-mos-u-martoni!

Gruaja më e vjetër në Skoci pohon një teori interesante të jetëgjatësisë, një teori që ka surprizuar shumë teksa e ka deklaruar.

Të qëndrosh larg burrave.

Jessie Gallan festoi ditëlindjen e 109 në shtëpinë e kujdesit në Aberdeen më 2 Janar, me një kek të vogël.

“Sekreti i jetëgjatësisë sime, është qëndrimi larg meshkujve. Ata sjellin shumë telashe nga sa mund ta imagjinosh”, tha ajo për Dailymail.

“Bëni shumë ushtrime fizike, hani një tas qull cdo mëngjes dhe kryesorja, mos u martoni kurrë.”

Gallan ka lindur në një shtëpi me dy dhoma në Aberdeenshire dhe la shtëpinë në mnoshën 13 vjec që të bëhej një mjelëse.

Mjelësja thekson se duke ndjekur etikën në punë, kjo e ka ndihmuar shumë të jetojë jetën gjatë dhe e lumtur.

“Tani shoh sesa ndryshe është bota ku jetojmë me vitet kur kam jetuar unë”, thotë ajo duke qeshur.

Ky ishte sekreti i Jessie-t skoceze, sepse gruaja meksikane më e vjetër në botë, një 127 vjecare thekson se sekreti i jetëgjatësisë ka qenë çokollata.

Dhe pavarësisht kësaj, ajo u plak me dhëmbët e saj në gojë, të cilët i ka mjaft të shëndetshëm.

The post Gruaja 109 vjec: Sekreti i jetëgjatësisë, mos u martoni! appeared first on Rahovec News.