Ditë më parë u nis me veturë që të blinte një Lamborghini, pesëvjeçarit i plotësohet dëshira që të bëjë xhiro me veturën e tij të preferuar

dite-me-pare-u-nis-me-veture-qe-te-blinte-nje-lamborghini,-pesevjecarit-i-plotesohet-deshira-qe-te-beje-xhiro-me-veturen-e-tij-te-preferuar

Kishte vetëm tre dollarë në xhep, por ishte i vendosur që të blinte një Lamborghini, andaj u nis me veturë dhe voziti për disa kilometra.

Adrian Zamarina është pesëvjeçari nga Utah e Shteteve të Bashkuara, që u bë lajm ditë më parë, pasi u ndalua nga policia në një autostradë, derisa voziste veturën e familjes, ndërsa arsyeja për ku ishte nisur, ishte më se e çuditshme.

Megjithëse nuk i kishte më shumë se tre dollarë në xhep, ishte i mitur dhe nuk kishte patentë shoferi, ai kishte vozitur për disa kilometra që të blinte një Lamborghini, sepse nëna saj nuk po ia blinte.

Atë e kthyen në shtëpi dhe ia tërhoqën vërejtjen, derisa familjarët e dënuan që t’i kryente disa detyra të shtëpisë, ndërsa të qëndrojë shumë larg çelësave të makinës.

Por, një entuziast i makinave Lamborghini, duke parë dëshirën shumë të madhe të vogëlushit për këto makina, ka vendosur t’i shkojë në shtëpi dhe ta merr për një xhiro me makinën e tij të preferuar, që nuk më herët nuk e ka parë nga afër.

Deri më tani, Adriani ka kaluar shumë orë në ditë, duke e parë Lamborghinin në telefon, ndërsa tash e përjetoi edhe një xhiro me të, derisa një pikë shitëse e Lamborghinit i ka ofruar që ta vizitojë dhe ta vozisë, por nën përkujdesjen e duhur.

The post Ditë më parë u nis me veturë që të blinte një Lamborghini, pesëvjeçarit i plotësohet dëshira që të bëjë xhiro me veturën e tij të preferuar appeared first on Rahovec News.