Turqi, limon në formën e specit në bregdet (FOTO)

turqi,-limon-ne-formen-e-specit-ne-bregdet-(foto)

Pronari i një plantacioni me agrume në Turqi thotë se edhe vetë ishte befasuar shumë kur ka parë frytet e limonit që zhvillohen në formë të specave të gjata dhe se menjëherë ka vënë në dijeni ekspertët nga administratës shtetërore për dukurinë.

Frytet e limonit, sipas TRT.net, që për nga pamja e jashtme ngjasojnë më shumë me specat, tërheqin vëmendjen e kalimtarëve në plantacionin e agrumeve në Dortyol, në bregdetin jugor turk të Detit Mesdhe.

Pronar i plantacionit, Sinan Uckun, thotë se edhe vetë ishte befasuar shumë kur ka parë frytet e limonit që zhvillohen në formë të specave të gjata dhe se menjëherë ka njoftuar për këtë ekspertët nga administrata përkatëse në qytet për të hetuar këtë dukuri të pazakontë.

Kreu i Zyrës lokale për Bujqësi dhe Blegtori Ihsan Inal ka konfirmuar se bëhet fjalë për anomali të rrallë të këtij fryti, gjë që zakonisht ndodh për shkak të pllenimit të pamjaftueshëm të luleve para formimit të fryteve.

Shiko Fotot:

The post Turqi, limon në formën e specit në bregdet (FOTO) appeared first on Rahovec News.