Tomë Gashi: Frashëri s’do të dukej kaq bukur po ta kishte rrahur djali im

tome-gashi:-frasheri-s’do-te-dukej-kaq-bukur-po-ta-kishte-rrahur-djali-im

E për një temë të tillë në Klan Kosova janë përplasur Frashër Krasnqi e avokati Tomë Gashi.

Gashi në një moment i ka thënë Frashër Krasniqit se nëse do ta kishte sulmuar djali i tij nuk do të ishte dukur bukur në studio.

Tomë Gashi ka thënë se djali i tij Albini nuk është sikurse Milaim Zeka, por është shumë më shumë.

“z.Krasniqi nuk do të dukej kaq bukur nëse do të kishte rrahur Albin Gashi, sepse Albin Gashi nuk është Milaim Zeka, sepse është shumë ma shumë”, ka thënë Tomë Gashi.

Një deklaratë e tillë ka nxitur reagimin e Frashër Krasniqit i cili ka thënë se për Tomë Gashin vetëm nëse shihe gjakderdhje atëherë mund të cilësohet sulm fizik dhe dhunë.

Krasniqi ka kërkuar që të publikohen pamjet e ngajrjes dhe ka treguar se ka edhe dëshmitar.