Mustafa: Kushtetuesja e ka thënë qartë, çdo parti që siguron shumicën mund ta bëj Qeverinë

mustafa:-kushtetuesja-e-ka-thene-qarte,-cdo-parti-qe-siguron-shumicen-mund-ta-bej-qeverine

“Është mëse e qartë se Gjykata ka thënë se këtë mund ta bëjë edhe partia e dytë, edhe e treta, edhe e katërta edhe çdo subjekt tjetër i cili mund ta sigurojë shumicën në Kuvend, kështu e ka intepretuar edhe z.Kurti në vitin 2014”, tha Mustafa.

Sa i përket mosdorzimi të mandatarit nga Kurti, Mustafa tha se askush nuk mund ta shfrytëzojë afatin kohorë pa kufijë.

“Askush nuk mund ta shfyrtëzojë afatin kohor pa kufij sepse duhet të ekzistojë kufiri që partia që ka dalë e para dhe ta japë mandatarin dhe vet fakti që partia e parë abstenon, del që ajo parti nuk është e interesuar ta bëjë qeverinë. Gjykata Kushtetuese mund të ketë vështrimin e vet, por askund nuk thuhet se partia e parë mund ta shfrytëzojë këtë afat pakufi sepse vendi nuk mund të mbetet pa qeveri ose me qeveri në detyrë”, tha Mustafa.

Mustafa tha se zgjedhjet janë për Kuvendin dhe jo për qeverinë, andaj partia që e bën shumicën e formon qeverinë.

“Qytetari nuk vendos se kush do të qeverisë vendin. Vota e qytetarit vendos për deputetët dhe vendos se cila parti do të ketë më shumë e më pak deputetë, por nuk vendos se kush do të qeverisë vendin. Zgjedhjet e përgjithshme nuk votohet për qeverinë, por për Kuvendin dhe pastaj Kuvendi e zgjedh qeverinë”, tha Mustafa.