Me anë të një postimi në Facebook, Kuçi ka thënë se Bislimi është i preokupuar vetëm për interesat personale, shkruan Rahovecnews.net.
“Besniku i do numrat. Është kalkulant. Madje edhe kur s’bëhet fjalë për numra. Kalkulon mirë. Është i aftë edhe të jep dorëheqje nga një post publik që të mos e ngacmojë interesin e rehatinë personale. Siç bëri kur ishte deputet”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Pasi mori “Çmimin Besnik Bislimi për Ekonomi”, Besnik Bislimi i jep zor për të folur edhe mbi organizimin e partive në Kosovë dhe resurset e tyre.
Por, Besniku po ngatërrohet. Fakti që ministri i djathtë i një partie të majtë ka shkruar program për disa mijëra euro të një partie të djathtë, kjo nuk e bën njohës të të gjithē partive. Madje as të AKR’së në këtë rast. Sepse këtij i kanë interesuar vetëm mijëra eurot që mori.
Besniku i do numrat. Është kalkulant. Madje edhe kur s’bëhet fjalë për numra. Kalkulon mirë. Është i aftë edhe të jep dorëheqje nga një post publik që të mos e ngacmojë interesin e rehatinë personale. Siç bëri kur ishte deputet.
Dhe po, Besniku, ky besnik i interesit personal, është shndërruar në Baki Kelanin e qeverisë që luan me shifra siç do shefi i tij. Por, me gjasë kaq mund të bëjë dikush që gjithë jetën është tërhequr nga hunda. /Rahovecnews.net/