Departamenti amerikan ndanë para për të luftuar dezinformatat nga Rusia

departamenti-amerikan-ndane-para-per-te-luftuar-dezinformatat-nga-rusia

Departamenti amerikan i shtetit do të ndajë shumën prej 140 mijë dollarëve për të ndihmuar vendet e Ballkanit në luftën kundër “dezinformatave përfshirë ato që vijnë nga Rusia” ka transmetuar RTS që kishte qasje në këtë donacion, shkruan “Alo”.

Si është precizuar në dokumentacionin për tenderin që do ndahet përmes ambasadës amerikane në Prishtinë, mjetet që do dhurohen parashikohen për realizimin e programit “TehKamp në Kosovë : Lufta kundër dezinformimit në Ballkan”.

“Qëllimi i programit “TehKamp në Kosovë: Lufta kundër dezinformimit në Ballkan” është forcimi i besimit në opinion me shtypin e lirë dhe institucionet demokratike, ndihmesën e pjesëmarrësve në zbulimin dhe luftimin efikas kundër lajmeve të rrejshme dezinformatave dhe urdhërdhënësve të rrejshëm” thuhet në tekst.

Ngjarjet e parashikuara të këtij programi do të jenë regjional. “Publiku i synuar” janë dëgjuesit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Bih dhe Kroacia.

Ato do përfshijnë përfaqësues të komunave, gazetarë dhe media në ndikim, programi parasheh dy komponentë – seminarin treditor dhe ngjarjet pasuese.

“Komponenti i parë parasheh mbajtjen e seminarit treditor në Pejë nga 19 deri 21 nëntor, ku do marrin pjesë 45 persona. Komponenti i dytë parasheh ngjarje e aktivitete pasuese përfshirë dhënien  grandeve si është programi i shkëmbimit të informatave”.

Është planifikuar që përmes këtij programi të arrihen disa qëllime, ndër të luftimi dhe “kundërshtimi i dezinformatave ruse”, transmeton “Bota Sot”. “Gjatë vitit së paku 50 për qind e gazetarëve që kanë kaluar në programin “TehKamp”, do të marrin pjesë në iniciativat lokale edhe regjionale me qëllim forcimin e rrjetës së gazetarëve që se bashku me mediat e fuqishme të luftojnë kundër dezinformatave” – thuhet në tekst.

The post Departamenti amerikan ndanë para për të luftuar dezinformatat nga Rusia appeared first on Rahovecnews.net.