Aksidentohët një veturë e Bashkimit Evropian në Kosovë, kolonë në dalje të Prishtinës

aksidentohet-nje-veture-e-bashkimit-evropian-ne-kosove,-kolone-ne-dalje-te-prishtines

Pas shumë javëve janë rikthyer kolona në Fushë Kosovë.

Jo nga tollovia e madhe e veturave, por si shkak i një aksidenti të trafikut është krijuar një kolonë e madhe në magjistralen Prishtinë -Pejë, konkretisht në dalje të Prishtinës.

Në fakt, sipas fotografive që posedon lajmi.net, shihet që vetura është përplasur në njërën prej ndriçuesve elektrik të rrugës.

Ajo ka targat të Bashkimit evropian, dhe si duket bëhet fjalë për një veturë të ndonjërës prej përfaqësive të korit diplomatik në Kosovë, ose organizatave të BE-së që veprojnë në vend.

Pos dëmeve të vogla materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar.