Abdullahu: Administrata Trump dhe Grenelli po e mbrojnë Kosovën nga Qeveria Kurti

abdullahu:-administrata-trump-dhe-grenelli-po-e-mbrojne-kosoven-nga-qeveria-kurti

Ai ka thënë se qasja e Kurtit ndaj ShBA-së është e dëmshme. Sipas tij, administrata Trump është duke e mbrojtur Kosovën nga Kurti.

Në këtë letër kryeministri Kurti i është ankuar zëvendëspresidentit, Pence, se i dërguari special i Trumpit, Richard Grenell, është keqinformuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Është letër jo e zakonshme në diplomacitë dhe në përgjithësi sigurisht jo e zakonshme për diplomacinë kosovare sepse,  anashkalon hierarkinë diplomatike. Në vend që Kurti të bashkëpunojë me Grenellin në mënyrë të vazhdueshme dhe permanente për çështjet vitale dhe për fatin e Kosovës dhe ai anashkalon për herë të dytë dhe i drejtohet një zyrtari të lartë. Për më keq se sa që anashkalon edhe e kualifikon se ai Grenell është keqinformuar dhe pra është një lloj nënçmimi për punën profesionale që e bënë administrata e Uashingtonit në përgjithësi dhe për punën e Grenellit në veçanti. Nuk është e drejtë dhe është e gabueshme sepse nuk mund të ndërtohen politika të përafrimit me ShBA-në”, tha Abdullahu.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti, ka rënë për shkak se i ka dëmtuar raportet me ShBA-në.

“Qeveria Kurti ka ra për shkak se ka dëmtuar raportet me SHBA-në. Kjo mendësi e Kurtit nuk ka ra ende dhe është aktive dhe kjo u pa në letrën që e ka dërguar ku po e fajëson Grenellin se është keqinformuar dhe ai këtë po e bënë qëllimisht që ta mbanë gjallë idenë se Kosova po kërcënohet me shkëmbim të territoreve në mënyrë që ta justifikoj refuzimin që po ja bënë dialogut dhe paragjykimin që po e ndërton ndaj Administratës Trump dhe ky është thelbi i letrës. Kurti nuk po bënë përpjekje që t’i riparojë këtë marrëdhënie por ai thjeshtë po i drejtohet aktivistëve të tij”, shtoi Abdullahu.

Ai ka vlerësuar se Kurti ka qasje ofenduese ndaj politikës amerikane, raporton Ekonomia Online.

“Në asnjë mënyrë ne nuk guxojmë të kemi qasje të tillë përjashtuese për të mos thënë edhe ofenduese.  Është ofenduese për ne si Kosovë kur kryeministri jonë në dorëheqje ka një qasje të tillë me plotë paragjykime për administratën e Trump për Grenellin. Duke pasur parasysh se në çfarë rrethana jemi dhe çfarë diplomacie të egër po na bënë Serbia është qasje që në fund të fundit e sheh se me të drejtë kjo qeveri me patjetër duhet të zëvendësohet me sa më shpejt që është e mundur me një qeveri tjetër e cila në rend të parë merret me pandeminë në mënyrë shumë më të suksesshme se sa që po merret dhe që të riparon raportet tona me ShBA-në”, tha ai.

Ai ka thënë se përkohësisht është mirë që të vije një qeveri tjetër që të na liron nga kjo qasje jo pozitive.

“Është mirë që me atë çfarë po bënë administrata Trump edhe me atë çfarë nuk po bënë po na mbron neve si Kosovë nga gabimet tona. Administrata Trump dhe Grenell po e mbrojnë Kosovën nga Qeveria Kurti ngase se si të ishte një administratë e pa përmbajtur dhe jo profesionale me aq çfarë po bënë Kurti do të ishin gabimet që do t’ia shihnim sherrin kohë të gjatë dhe riparimi i atyre gabimeve do të na merrte kohë shumë të madhe”, shtoi ai.

Abdullahu ka thënë se  nëse spektri politik dhe Gjykata Kushtetuese e vlerëson se është më mirë që të shkohet në shkohet në zgjedhje është mirë që të bëhet.

“Përndryshe që të vazhdojë qeveri unë jam i mendimit që të kemi një legjitimitet të ri të një qeverie të re e cila buron nga vullneti i qytetarëve të Kosovës sepse,  vullneti politik i qytetarëve të Kosovës i shprehur me 6 tetor ka ndryshuar sepse brenda këtyre muajve ka ndryshuar shumë ajo çka bëri VV dhe LDK dhe ajo çka bëri PDK, dhe nëse sot apo pas dy tre muajve shkojmë në zgjedhje të reja atëherë krejt ndryshe do të jenë rezultatet dhe prandaj është mirë që të shkohet në rezultate me një kusht thelbësorë që qytetarëve te ju tregohet se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me dialogun me Serbinë”, tha ai për EO.