Infektologu i njohur Valbon Krasniqi, thotë në Klinikën Infektive jep një nga lajmet më të mira.
Ai thotë se ka filluar numërimi drejt zero pacientëve në Klinikë.
Ja shkrimi i tij:
Fillon numërimi drejt ZERO-s
Sonte në klinikë me 12 pacientë. Shërohen 3 prej tyre,
Nga nesër me numër njëshifror të pacientëve në klinikë (vetëm 9 )
Saktēsisht, sot pas 8 javësh betejë me koronavirusin, fillon numërimi drejt ZERO-S.
Po përjetojmë me gëzim rezultatet e durimit të qytetarëve dhe punës profesionale të gjithë personelit shëndetësorë
Falemnderit qytetarë për durimin.
Ndryshe, Sot më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar 1 rast, njofton IKSH.
Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Poliçkë).
The post Vjen lajmi i madh për Koronavirusin në Kosovë: Fillon numërimi drejt zeros appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.