U varros nga i biri/ Momenti kur policia nxjerr të gjallë nga varri 79-vjeçaren pas disa ditësh

u-varros-nga-i-biri/-momenti-kur-policia-nxjerr-te-gjalle-nga-varri-79-vjecaren-pas-disa-ditesh

Polcia në Kinë, ka nxjerrë nga varri një  grua të moshuar me aftësi të kufizuara, e cila u varros e gjallë nga i biri. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Jingbian, të provincës Shaanxi, në Kinën veri-perëndimore.

Autoritetet u njohën me rastin, përmes një telefonate të bërë nga guraja e djalit e të moshuarës. Në videon e publikuar, shikohen forcat e policisë teksa po përpiqen të nxjerrin nga varri të moshuarën 79-vjeçare.

Edhe pse kishte tre ditë nën tokë, pa ujë dhe ushqim, e moshuara fatmirësisht arriti të mbijetonte dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet se çfarë e shtyu djalin e gruas, të identifikuar me mbiemrin e tij Ma, të kryente këtë akt makabër. Ndërkohë raportohet se ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

The post U varros nga i biri/ Momenti kur policia nxjerr të gjallë nga varri 79-vjeçaren pas disa ditësh appeared first on Rahovec News.