Home Horoskopi Super Hëna e 7 majit në Akrep ka një mesazh për secilën shenjë HOROSKOPI! Zbulojeni

Super Hëna e 7 majit në Akrep ka një mesazh për secilën shenjë HOROSKOPI! Zbulojeni

0
Super Hëna e 7 majit në Akrep ka një mesazh për secilën shenjë HOROSKOPI! Zbulojeni
Duke nisur nga ora
12.40 e datës 7 maj kemi super hënën e plotë në Akrep. Kjo hënë e plotë është
një moment për të menduar, për të zgjedhur dhe për të vlerësuar. Në këto ditë
energjia e saj do të nxitojë të përmirësohet, të shkojë përtej paragjykimeve,
ekzagjerimeve, opinioneve dhe debateve. Për fat të mirë, Mërkuri dhe Neptuni do
të ndërhyjnë për ta bërë më të lehtë durimin dhe për të gjetur një kompromis.
Efektet e kësaj hëne do të ndjehen nga të gjitha shenjat e horoskopit:

Dashi. Kjo hënë e plotë e majit ju thotë diçka: ngulitini sytë tek
dikush që duket se po e tepron me shqetësimet, dyshimet dhe nxitimin për të
vepruar. Folini dhe shpjegoijini që nuk duhet bërë. Do ta kuptojë.

Demi. Hëna e plotë flet drejtpërdrejt për marrëdhëniet tuaja,
dashuritë, raportet. Disa situata dhe momente nuk duhet t’i gjykoni shumë
thellë, provoni të doni, të jeni të qetë e të butë. Hapeni zemrën.

Binjakët. Në një farë mënyre Mërkuri, planeti juaj,  ju ndihmon të
kontrolloni më mirë këtë energji kozmike. Mundohuni të përdorni butësinë tuaj
për të menduar pozitivisht, prë të besuar se fati mund të jetë më i mirë nga sa
thotë Hëna.

Gaforrja. Ju që jeni shenja më e ndjeshme ndaj fazave të hënës do t’i
ndjeni efektet. Duhet të përpiqeni të jetoni të bukurën pa u nxituar, duke
provuar të përqëndroheni në të tashmen, duke evituar të shihni shumë përpara.
Besojini bonsensit të ideve, përqëndrohuni pak tek fantazia.

Luani. Superhëna e 7 majit mund t’ju shtyjtë të mos besoni shumë në
vetvete, në gjërat më intime dhe personale. Gabim. Në të vërtetë nuk duhet
absolutisht të ndiheni të gjykuar nga njerëzit ose situatat. Jini objektivë dhe
xhentilë me limitet tuaja.

Virgjëresha. Duhet thjesht t’u demonstroni atyre që ju vëzhgojnë një
optimizëm më të madh, solaritet, vetëvlerësim. Bëjeni jo për t’i bindur por për
logjikë, sepse nuk ka motiv të jeni ndryshe.

Peshorja. Mos u mashtroni nga efektet e hënës së plotë: Mos besoni kurrë
se nuk jeni në lartësinë e duhur në një situatë, ndaj një personi apo ndaj një
dashurie. Ndoshta konsiderata juaj për kapacitetet që keni në këtë moment nuk
është e mirë, është shumë pak objektive.

Akrepi. Kjo super hënë që shkëlqen pikërisht në shenjën tuaj rrezikon
t’ju bindë të reagoni ndaj diçkaje kur në fakt, do të kishit nevojë të bënit
një kompromis, të mendoheshit. Kërkoni gjithmonë një mendim, përdorni dialogun.
Duhet pikërisht të ndiqni meditimin e hënës së plotë.

Shigjetari. Një pasiguri e juaja, ndoshta frika që s’do t’ia dilni dot mund të
ushqente tek ju dyshime dhe pesimizëm të pajustifikuar. Reagoni duke e bindur
veten se nuk jeni ju që po gaboni. Bëjeni këtë duke kërkuar ndihmë, dialog,
këshilla nga dikush që ju duket më racional se ju.

Bricjapi. Mos ndaloni së kultivuari ëndrra dhe shpresa, nga të jetuarit e
diçkaje të bukur vetëm sepse nuk ndiheni mjatueshëm të fortë dhe të vendosur sa
duhet për ta imagjinuar. Lejojini vetes luksin e një jete të bukur që fillon me
bonsens nga hëna e plotë e 7 majit.

Ujori. Keni nevojë të besoni më shumë në fat, të bëni paqe me të
ardhmen, me karrierën dhe ambiciet. Ndiqni efektet e kësaj hëne në horoskop
duke gjetur brenda vetes përgjigjet dhe pikat fikse që ju nevojiten për të
zbuluar dritën dhe entuziazmin.

Peshqit. Jini më konstruktivë dhe optimistë për një aventurë që ju është
propozuar apo një përvojë e re. Hëna e plotë e sotme do t’ju ndihmojë. Dikush
do t’ju japë një dorë në këtë situatë.

The post Super Hëna e 7 majit në Akrep ka një mesazh për secilën shenjë HOROSKOPI! Zbulojeni appeared first on RahovecNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!