Sot kur gruaja nga Dragashi ndërroi jetë, bashkëshorti i saj shërohet

sot-kur-gruaja-nga-dragashi-nderroi-jete,-bashkeshorti-i-saj-sherohet

Në Klinikën Infektive sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë 63 vjeçarja nga Dragashi.

Infektologu Valbon Krasniqi thotë për RTV Dukagjinin se e njëjta është shtruar në Klinikën Infektive me 26 prill bashkë me bashkëshortin e saj i cili po ashtu kishte rezultuar pozitiv në COVID-19.

“Ky person për fat të mirë është shëruar dhe sot është liruar për në shtëpi, por fatkeqësisht bashkëshortja e tij nuk arriti t’i mbijetojë infeksionit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pacientja që ndërroi sot jetë ishte infektuar në Repartin e Hemodializës në Spitalin e Prizrenit.

Krasniqi njofton se në Klinikën Infektive janë në shtrirë për trajtim edhe 12 pacientë.

“9 prej tyre kanë gjendje shumë të mirë shëndetësore. Dy pacientë janë me oksigjeno terapi dhe një pacientë është në gjendje të rëndë. Ai po trajtohet në repartin intensiv dhe është i moshës 77 vjeçare. Pacientin më të ri e kemi të moshës 2 vjeç e dhjetë muaj ndërsa më të vjetrin më të vjetrin 80 vjeç”.

Infektologu thotë se sot janë liruar edhe katër pacientë dhe gjatë orëve të mbrëmjes pritet të ketë edhe të shëruar të tjerë.

Kujtojmë në komunën e Dragashit mbetet aktiv edhe një rast me coronavirus.

The post Sot kur gruaja nga Dragashi ndërroi jetë, bashkëshorti i saj shërohet appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.