Pse Trump nuk vë një maskë fytyre në publik? Mediumi amerikan ka një shpjegim

pse-trump-nuk-ve-nje-maske-fytyre-ne-publik?-mediumi-amerikan-ka-nje-shpjegim

Presidenti amerikan Donald Trump është i shqetësuar se veshja e një maske për fytyrën në publik mund të prishë mundësinë e tij për rizgjedhje.

Kështu së paku shkruan Business Insider, i cili kujton faktin se presidenti nuk është parë kurrë të veshë një maskë në publik, dhe të martën ai u kritikua për mos vendosjen e një të tille gjatë një turneu në një fabrikë në Arizona.

Kështu, vlerëson mediumi amerikan, ai ka shkuar kundër udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe një rregull që kërkon punëtorët në fabrika për t’i veshur ato.

Po sipas BI, përcjell Telegrafi, Trump ka thënë gjithashtu se veshja e një maske për fytyrën do të “dërgonte mesazhin e gabuar” se ai është më i përqendruar në shëndetin, sesa rihapjen e ekonomisë, e cila ndihmësit mendojnë se është thelbësore për fitoren e tij në nëntor, shkruan BI, duke iu referuar një burimi të cituar nga AP.

Madje, një nga zyrtarët shtoi se Trump kishte frikë se ai mund të dukej qesharak duke veshur një maskë për fytyrën dhe se imazhi mund të përdoret kundër tij në reklamat kundër tij.

Kjo, siç thuhet më tej, nuk është hera e parë që Trump ka dalë publikisht kundër udhëzimeve të sigurisë në lidhje me coronavirusin.

Në fillim të marsit, presidenti tha se ai do të vazhdojë të shtrëngojë duart e njerëzve, me gjithë paralajmërimet e zyrtarëve shëndetësorë, sepse “nuk mund të jesh politikan dhe të mos shtrëngosh duart”.

Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigj menjëherë kërkesës së Business Insider për koment për raportin e AP.

The post Pse Trump nuk vë një maskë fytyre në publik? Mediumi amerikan ka një shpjegim appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.