Pesë të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

pese-te-arrestuar-per-dhune-ne-familje-gjate-24-oreve-ne-kosove

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar pesë persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve.

Sipas raportit, nga një i dyshuar për dhunë është arrestuar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, e Gjakovë, ndërsa në Istog janë arrestuar dy vëllezër të cilët ishin përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje.

“Prishtinë 06.05.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nipin e tij. I dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kurse, në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 21:30, është arrestuar një i dyshuar i cili kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Istog 05.05.2020 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar vëllezër, për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet veti. Të dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kurse, në Gjakovë i arrestuari që dyshohet se kishte dulmuar fizikisht babanë e tij, ishte me të meta mendore, dhe pas arrestimit është dërguar në repartin psikiatrik, ku është hospitalizuar.