Pejani vodhi një telefon dhe 20 euro në një market, arrestohet nga policia

pejani-vodhi-nje-telefon-dhe-20-euro-ne-nje-market,-arrestohet-nga-policia

Policia ka arrestuar dje personin që kishte vjedhur një telefon dhe 20 euro para të gatshme, në një market në Pejë.

Tek i dyshuari policia ka gjetur një sasi të marihuanës, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Agim Binak Qelaj, Pejë 06.05.2020 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në marketin e viktimës mashkull kosovar, kishte vjedhur një telefon dhe 20 euro para të metalta. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike, e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.