Kurti nuk ndalet me goditjet ndaj Grenell: Ndryshoi pasi vizitoi Serbinë

kurti-nuk-ndalet-me-goditjet-ndaj-grenell:-ndryshoi-pasi-vizitoi-serbine

“Nganjëherë e kanë kapelën e njohjes nganjëherë e kanë kapelën e ndërmjetësusit, kur shkojnë në linjën Prishtinë-Beograd dhe këtë duhet ta kuptojmë. Kur kemi të bëjmë me ambasadorin Grenell ai vinte si emisar ndërmjetësues dhe besoj se është dashur t’i thuhet qëndrimi zyrtar i shtetit të Kosovës. Është e vërtetë që kam qenë në komunikim intensive me të, ku Grenell ka pasur qëndrim qëKosova duhet ta heq taksën dhe Serbia ta ndalë fushatën e cnjohjeve, këtë të dytën e pushoi pas një vizite që kishte në Serbi. Kam vazhduar të komunikoj me të në mënyrë pozitive dhe konstruktive. Ambasadori Grenell është emisar i caktuar nga presidenti Trump dhe e kishte më të rëndësishme kohën e arritjes së marrëveshjes sesa përmbajtjen e saj”, ka thënë ai.

Albin Kurti ka sqaruar kronologjinë e prishjes së koalicionit me LDK-në, sipas pikpamjes së tij në Opinion te Blendi Fevziu.

“Ishim qeveri në mandate të plotë me kompetenca të plota, prej 51 ditë e knej jemi qeveri në detyrë për shkak të mocionit të organizuar nga partneri ynë qeverisës pas përpjekjes së presidentit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ata u vunë në krah të presidentit në një mënyrë të paarsyeshme për shkak se mekanizmat shtetëror po vepronin shumë mirë ndaj pandemisë COVID-19, por megjithatë në kundërshtim me suksesin e shtetit të Kosovës dhe qeverisë, morën anën e presidentit dhe organizuar këtë mocion. Duan edhe të hiqet taksa ndaj Serbisë edhe të mos zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë”, tha Kurti.