Krasniqi ironizon me VV-në: Papunësinë e zhdukët për 53 ditë

krasniqi-ironizon-me-vv-ne:-papunesine-e-zhduket-per-53-dite

Krasniqi ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje po thotë se për luftim të korrupsionit i kanë pasur pak 53 ditë e se e kanë zhdukur për këto ditë papunësinë.

Ai ka thënë se kjo është ideja e LVV’së e ngjashme me regjimet autoritare.

“Kjo është ideja e VV-së, dhe regjimeve të ngjashme autoritare: popullin e untë bën me e ushqy edhe me propagandë e rrena”, ka thënë ai.