Home Lajmet Gashi e quan Bislimin sharlatan e mashtrues

Gashi e quan Bislimin sharlatan e mashtrues

0
Gashi e quan Bislimin sharlatan e mashtrues

Gashi ka thënë se Bislimi ndoshta këto statistika i ka marrë nga subjekti i tij, i cili i ka mbushur bordet me militantë partiakë.

Ish-ministri Gashi ka pohuar se çështja e punësimit, përkatësisht ulja e papunësisë në Kosovë kërkon strategji, masa konkretet dhe vizion të qartë, e jo mendësi e shprehi të prapambetur konservative.

Madje, ministrin Bislimi e ka quajtur sharlatan dhe mashtrues.

Postimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

Ministri i shkarkuar i Financave Besnik Bislimi, duke injoruar statistikat zyrtare të institucioneve përkatëse, deklaroi se ulja e papunësisë në Kosovë ka shënuar rënie për 6.6%. Kjo deklaratë e bërë me kuturi në një kohë kur shumë shtete bëjnë plane se si ta kalojnë më lehtë krizën ekonomike, në kohë pandemie e në luftë me Covid-19, është qesharake dhe skandaloze.

Sigurisht, që statistikat i ka marrë nga subjekti i tij politik. Për ta vërtetuar atë deklaratë, duhet t’i referohemi raporteve të brendshme të VV-së për punësimet e militantëve të tyre partiakë. Politizimi i Bordeve të ndërmarrjeve të ndryshme, punësimet jashtëligjore me kriter nepotizmin në Komunën e Prizrenit dhe nëpër ministritë të udhëhequr nga kolegët e ministrit Bislimi, janë vetëm disa nga statistikat që ministri në fjalë i ka marrë për bazë kur ka deklaruar për uljen e papunësisë. Ndoshta, deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti meqë fjalën e ka pasur për uljen e papunësisë brenda anëtarësisë së VV-së.

Në këtë kontest, çështja e punësimit, përkatësisht ulja e papunësisë në Kosovë kërkon strategji, masa konkretet dhe vizion të qartë, e jo mendësi e shprehi të prapambetur konservative, siç e ka kjo qeveri dhe ky ministër sharlatan e mashtrues, i cili papunësinë e lufton me deklaratë të turpshme, jashtëligjore dhe të pabazë. /Rahovecnews.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!