Dumoshi: Ahmet Brahimaj do të mbetet në enciklopedinë e kulturës së Kosovës

dumoshi:-ahmet-brahimaj-do-te-mbetet-ne-enciklopedine-e-kultures-se-kosoves

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për ta nderuar  figurën e Ahmet Brahimajt, ish-balerinit dhe ish-drejtorit të Baletit të Kosovës.

Trupa e Baletit e ka dhënë një performancë në nderim të jetës dhe veprës së Brahimajt.

Me këtë rast ministrja Dumoshi ka thënë se figura e Ahmet Brahimajt do të mbetet në Enciklopedinë e kulturës shqiptare.

“Njeriu që dha shumë kontribut për baletin. Njeriu që shkolloi shumë gjenerata. I ftova balerinët performance e tyre ishte shumë pikëlluese.  Ka qenë njeri i dashur,  njëri që do t’i mungojë Kosovës në fushën e baletit”, tha ajo.

Ministrja Dumoshi ka treguar se takimin e fundit në Prishtinë që e ka pasur Ahmeti e ka bërë me ministren Dumoshi.

“Takimin e fundit në Prishtinë e ka pasur me mua. Kemi folur për kulturën dhe  teatrin. Sot kisha pas dëshirë me Ahmetin ta vë gurthemelin e teartit të Operas dhe Bletit. Ai do të mbetet si njeri shumë i dashur. Kontributi i tij do të jetë në enciklopedinë tonë të kulturës. I ngushëlloj baletanët, ata do ta kujtojnë babanë e dytë”, tha Dumoshi.

Ajo ka bërë me dije se varrimi i Ahmet Brahimajt do të bëhet sot në ora 16:00 në  fshatin Novosellë të Pejës.