Besnik Pula: Qeveria ka të drejtë të japë pikëpamjen e saj rreth marrëveshjes finale

besnik-pula:-qeveria-ka-te-drejte-te-jape-pikepamjen-e-saj-rreth-marreveshjes-finale

Pula lidhur me letrën e dërguar të Kurtit drejt Pence, vlerëson se nuk është dicka e pazakontë, meqë lloj të tillë komunikimi ekziston mes Qeverive, njofton Klan Kosova.

”Letra është një pjesë e komunikimit normal mes Qeverive”.

”Kjo është e njëjta me komunikimin kur iu janë dërguar letër Trumpit dhe komponentëve të tjerë të politikës amerikane”.

”Nuk ka Qeveria e Kosovës të drejtë të kërkojë se kush do të jetë Emisar i Amerikës për dialogun mes Kosovës e Serbisë”.

A ka mundësi që Richard Grenell duke qenë në krye të shumë agjencive të inteligjencës, të jetë i keqinformuar?

”Por tani keqinformimi është diçka relative, në kuptimin që në rolin e tij që e ka është i përkohshëm për Sigurinë e Kosovës”.

”Në rastet e Kosovës është e drejtë që Qeveria ta japë pikëpamjen e saj sa i përket sa i përket vështrimit të saj ndaj procesit që është ndjekur nga Richard Grenell. Ka një acarim ose një mosbesueshmëri mes Grenell dhe Qeverisë së Kurtit”.

”Dhe kjo është një problem që shkaqet e saj nuk lidhen vetëm me veprimet e Qeverisë por edhe me të Grenellit në qasjen e tij ndaj këtij procesi”.

A është administrata amerikane dashamirëse e procesit të rëndë që e pret Kosovën në kuadër të dialogut me Serbinë?

”Kemi një administratë jokonvencionale e cila është në një mënyrë për së brendshmi e fragmentuar në mënyrë që linjat ku zhvillohet vendimmarrja janë pak si të koklavitura në këtë administratë”.

”Ka të bëjë me një dualizëm të vendimmarrjes dhe me një qasje të stilit të zotit Donald Trump i cili nuk ka prirje që janë në moment afatgjata. Ai shikon në afatshkurtra dhe krijon mundësi për zhvillime të shpejta”.

”Dihet që në Kongresin Amerikan, institucionet afatgjata, dihet që ka një përkrahje për Kosovën dhe në kongres në atë kuptim përkrahja për Kosovën vazhdon”.

”Ajo që më brengos mua është ajo qasje e pak si e pakujdesshme, pak si kapricioze dhe pak si e shpejtë për të shfrytëzuar një lloj presioni mbi palën e dobët për të arritur një marrëveshje”.

”Kjo rezulton në një marrëveshje e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka pranueshmërinë e plotë”.

”Këto janë pikat e mia nuk jam shumë i brengosur për marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të për një kohë afatgjatë”.