Zyrtare: Turqia i kthehet futbollit më 12 qershor

zyrtare:-turqia-i-kthehet-futbollit-me-12-qershor

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir, e ka konfirmuar lajmin se Superliga turke – ku luan edhe Vedat Muriqi për Fenerbahcen – do të rinisë më 12 qershor, rreth tre muaj pas suspendimit.

Superliga turke e kishte vazhduar edhe një xhiro më shumë sesa shumica e ligave evropiane të futbollit kur ishte përhapur rreziku i madh nga virusi Covid-19 në kontinent.

Ndeshjet e fundit në Turqi ishin zhvilluar më 18 mars, mirëpo tashmë presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë ka bërë të ditur se futbolli në vend do të kthehet në fushën e blertë më 12 qershor.

Turqia bëhet kështu njëra ndër vendet që do të duhet të durojë për kohën më të shkurtë pa ndeshje futbolli, për shkak se tani pritet që liga të kthehet përpara shumë ligave evropiane.

“Ne po e përjetojmë njërën ndër periudhat më sfiduese në histori të njerëzimit. Epidemia e koronavirusit që nisi në Kinë tani e ka rrethuar botën dhe vazhdojë të jetë efektive edhe pas pesë muajsh”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ozdemir.

“Për momentin ne kemi vendosur t’i rinisim sezonet e suspenduara në Superligë, TFF Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe Ligën Amatore Regjionale në javën e 12, 13 dhe 14 qershorit, edhe pse kemi edhe skenarë të tjerë”.

“Shpresoj që do t’i kompletojmë ligat tona në mënyrën më të mirë të mundshme në fund të korrikut, që do t’i ndajmë trofetë në fushën e lojës dhe do ta mbyllim sezonin duke e organizuar finalen e Ligës së Kampionëve në gusht”.

The post Zyrtare: Turqia i kthehet futbollit më 12 qershor appeared first on RahovesNews.