Thaçi telefonatë me Presidentin e KE-së: Të merret sa më parë vendimi për liberalizim të vizave

thaci-telefonate-me-presidentin-e-ke-se:-te-merret-sa-me-pare-vendimi-per-liberalizim-te-vizave

Thaçi dhe Michel, u pajtuan që BE-ja duhet të vazhdojë angazhimin për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane dhe se mesazh pozitiv në këtë drejtim është edhe mbajtja e Samitit të Zagrebit.

Kreu i shtetit të Kosovës kërkoi që shtetet anëtare të BE-së të marrin sa më parë vendimin për liberalizim të vizave.

“Dy liderët u pajtuan se përkundër rrethanave të pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID19, angazhimi për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe garantimin e punës së institucioneve të pavarura është jetik. Po ashtu, nga të dy palët u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit të BE-së me shtetet anëtare dhe aktorët tjerë që kanë rol në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë “- njofton komunikata e Zyrës së Presidentit të Kosovës. /Rahovecnews.net/