Të shtëna me armë zjarri në Pejë, arrestohen dy persona

te-shtena-me-arme-zjarri-ne-peje,-arrestohen-dy-persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Rozhajë, ditën e martë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri dhe gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar një revole, shtatë fishekë, dy gëzhoja dhe një predhë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.