Lajm i mirë për të burgosurit në Kosovë, fillojnë të lehtësohen masat

lajm-i-mire-per-te-burgosurit-ne-kosove,-fillojne-te-lehtesohen-masat
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid-19 në institucionet korrektuese.

SHKK nga 8 maji thotë se do të fillojë me pranimin e rrobave për të burgosurit.

“Rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postës”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim”, përfundon njoftimi i SHKK-së.