Kurti shpalos të arriturat në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropian dhe grupit S&D

kurti-shpalos-te-arriturat-ne-konferencen-e-partise-se-socialisteve-evropian-dhe-grupit-s&d

Në këtë konferencë, Kryeministri Kurti i njoftoi përfaqësuesit e partive të majta në Evropë për, siç thuhet, menaxhimin e suksesshëm që Qeveria e Kosovës ka bërë për ta parandaluar përhapjen e virusit Corona, për të rritur numrin e të shëruarve dhe zvogëluar vdekshmërinë e pacientëve të prekur.

“Ai përmendi edhe masat që ka ndërmarrë qeveria për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, njëherit duke vlerësuar edhe ndihmën financiare e materiale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera aleate të Republikës së Kosovës”.

“Rreth situatës politike, Kurti i njoftoi të pranishmit për vendimin antikushtetues të Presidentit për ta bërë qeverinë e re me partitë e vjetra, ku theksoi se e vetmja rrugë përpara është ajo e mbajtjes së zgjedhjeve pas kalimit të pandemisë. Pra, ajo e respektimit dhe jo e shkeljes së vullnetit qytetarë të shprehur me datë 6 tetor”.

“Për suksesin e një angazhimi të përbashkët, sipas kryeministrit Kurti, bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtarë është i nevojshëm të ndodhë jo vetëm brenda institucioneve Evropiane, por edhe nëpër vështirësitë dhe betejat shoqërore e politike me të cilat përballemi”.

“Solidariteti ndërkombëtar është çështje e një organizimi pragmatik bazuar në angazhime që japin efekte”, tha ai në fund të fjalës së tij, bën të ditur zyra e kryeministrit me anë të komunikatës për media. /Rahovecnews.net/