Behramaj ka ironizuar duke shkruar përmes Facebook’ut se ministri në detyrë i Financave po akuzohet padrejtësisht.
“Padrejtësisht i jeni gjuajtur Ministrit të Financave dhe Transfereve. Numri i të papunëve është ulur edhe më shumë se 6.6 për qind. Por, bazuar vetëm në raporte të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje për punësimin e militantëve në institucione”, ka shkruar ai.