Hulumtuesi që ishte pranë “gjetjeve shumë të rëndësishme” për coronavirusin, vritet në shtëpinë e tij në SHBA

hulumtuesi-qe-ishte-prane-“gjetjeve-shume-te-rendesishme”-per-coronavirusin,-vritet-ne-shtepine-e-tij-ne-shba

Një hulumtues shumë i respektuar në fakultetin e mjekësisë pranë Universitetit të Pitsburgut, raportohet se ishte në prag “të gjetjeve shumë të rëndësishme” lidhur me coronavirusin, kur policët e gjetën të vrarë në atë që pretendohet vrasje-vetëvrasje.

Dr Bing Liu, 37-vjeç ishte vetëm në shtëpi kur një burrë tjetër i identifikuar si Hao Gu, 46-vjeç, u fut brenda pasi që dera nuk ishte e mbyllur me qelës dhe hapi zjarr mbi të, transmeton Telegrafi.

Liu ishte qëlluar nga breshëri plumbash në kokë, qafë dhe gjoks dhe kishte vdekur si pasojë e plagëve të rënda. Në anën tjetër, gruaja e tij raportohet se nuk ishte në shtëpi në momentin kur ka ndodhur vrasja. Dyshja nuk kanë pasur fëmijë.

Sipas policisë, Gu më pas ishte rikthyer në veturën e tij të parkuar rreth 100 metra larg shtëpisë së viktimës, kishte qëlluar veten me armë.

Gjithashtu sipas policisë, Liu dhe Gu njihnin njëri-tjetrin dhe për këtë po cilësohet si vrasje-vetëvrasje, si dhe nuk është zbuluar marrëdhënia e tyre apo motivi që mund ta ketë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.

Liu ishte hulumtues dhe asistent profesori në UPMC në departamentin e Biologjisë.

“Bing ishte në prag të gjetjeve shumë të rëndësishme që do të ndihmonin në zbërthimin më të lehtë të virusit SARS-CoV-2”, thuhet në kumtesën e institucionit ku ai punonte. /Telegrafi/

The post Hulumtuesi që ishte pranë “gjetjeve shumë të rëndësishme” për coronavirusin, vritet në shtëpinë e tij në SHBA appeared first on Rahovec News.