Haradinaj përkujton Luanin me këngën e Mujë Krasniqit dhe Beqir Gashit, uron edhe ditëlindjen e Nënës Rukë

haradinaj-perkujton-luanin-me-kengen-e-muje-krasniqit-dhe-beqir-gashit,-uron-edhe-ditelindjen-e-nenes-ruke

Në 23-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, kryetari i AAK-së dhe vëllau i Luanit, Ramush Haradinaj, ka publikuar në Facebook këngën që i kushtohet atij, transmeton Rahovecnews.net.

Haradinaj ka publikuar këngën për Luanin të interpretuar nga heronjtë Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, transmeton Rahovecnews.net.

Haradinaj ka treguar se po në këtë ditë ditëlindjen e ka edhe nëna e tij, Rukë Haradinaj. Ai, i ka uruar ditëlindjen asaj dhe i ka dëshiruar jetë të gjatë.

“Heronjtë i këndojnë Heroit. Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, këndojnë këngë për Luanin. Luani u përjetësua me 6 maj 1997. Ra, pikërisht në ditëlindjen e Skënderbeut. Poashtu, sot është ditëlindja e nanës Rukë. Nanë, urime e të paçim edhe gjatë!”, ka shkruar Haradinaj. /Rahovecnews.net/

Heronjtë i këndojnë Heroit.Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, këndojnë këngë për Luanin.Luani u përjetësua me 6 maj 1997. Ra, pikërisht në ditëlindjen e Skënderbeut. Poashtu, sot është ditëlindja e nanës Rukë. Nanë, urime e të paçim edhe gjatë!RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 6. Mai 2020