E pranon e dashura e Ledrit se ka bërë ndërhyrje kirurgjike në këtë pjesë të trupit

e-pranon-e-dashura-e-ledrit-se-ka-bere-nderhyrje-kirurgjike-ne-kete-pjese-te-trupit

Tashmë ka një kohë që çifti e kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Ledri Vula e Sara Hoxha po arrijnë të marrin vëmendjen me anë të postimeve të tyre duke kaluar ditë të bukura izolimi së bashku.

Modelja në çdo imazh arrin ti tregojë pasuritë trupore duke u shfaqur gjithmonë e nxehtë dhe tejet e bukur, shkruan Kosovarja.

Në një imazh të postuar së fundmi në llogarinë e saj ajo ka marrë pëlqime e komente nga më të ndryshmet, disa prej të cilëve janë kureshtar të dinë se a ka bërë ndonjë ndërhyrje në trupin e saj.

Komenti i cili u veçua ishte “ Ke bërë buzët se s’ka mundësi?” ku nuk mungojë edhe reagimi i bukuroshes.

“E mo mirë se s’ka ndonjë gjë të keqe!”, ishte përgjigja e saj duke lenë të kuptohet se ka bërë një ndërhyrje të tillë.