Bundesliga rikthehet me një derbi të madh

bundesliga-rikthehet-me-nje-derbi-te-madh

Gjithçka është konfirmuar, Bundesliga gjermane ka vendosur të rikthehet për të vazhduar sezonin 2019/2020.

Elita gjermane e futbollit, do të jetë e para në mesin e ligave kryesore të futbollit që do të vazhdojë sezonin.

Pasi qeveria dha dritën e gjelbër për rifillimin e sezonit, DFL ka vendosur datën e 15 majit, kur do të zhvillohet xhiroja e 26-të.

Kjo xhiro, përveç që do të jetë speciale për futbollistët dhe tifozët pas një pushimi kaq të gjatë dhe të padëshiruar, do të sjellë edhe disa derbi.

Borussia Dortmun zhvillon derbin lokal kundër Schalke. Një nga derbit më të zjarrtë në Gjermani,do të luhet pa tifozë.

Werder Bremen i Milot Rashicës, takohet me Bayer Leverkusen, ndërsa Union Berlin pret Bayern Munich.

The post Bundesliga rikthehet me një derbi të madh appeared first on RahovesNews.