Koronavirusi po varfëron edhe pasanikët e botës. Investitori miliarder, Warren Buffett, shefi i Berkshire Hathaway, foli për koronavirusin dhe perspektivën ekonomike dhe u përgjigj të shtunën e kaluar pyetjeve të investitorëve në mbledhjen e parë virtuale të aksionerëve të kompanisë. Takimi vjetor i konglomeratit, i njohur si “Woodstock” për kapitalistët, është zakonisht një Meka për investitorët.